Specializantët privat në protestë për paga më të larta dhe rregullim të statusit të punës

Shkup, 27 mars 2024 (MIA) – Specializantët privat sot në orën 11 do të mbajnë protesta të qeta para Ministrisë së Shëndetësisë me kërkesën për rritje të kompensimit mujor, sigurimin shëndetësor dhe rregullimin e statusit të punës, paralajmëroi Shoqata e mjekëve specializantë.

Siç informojnë nga Shoqata, kërkesat e tyre deri tek ministri i Shëndetësisë me rritjen e kompensimit mujor i cili, siç theksojnë tani është 26.000 denarë në nivelin e pagës mesatare momentale në vend dhe harmonizimi i mëtutjeshëm i pagës së tyre me pagën mesatare në vend.

Shoqata kërkon që të gjithë specializantët privatë të marrin sigurim shëndetësor dhe t’ju rregullohet statusi i punës, sepse siç paralajmërojnë, për momentin llogariten si persona të papunë, me marrëveshjen në vepër, pa stazh gjatë gjashtë viteve të specializimit

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share