Spasovski: Siguria në RMV është stabile, krimi shënon rënie për 12.9%

inistri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot përmes rrjeteve sociale informoi se ka rënie të kriminalitetit në gjashtë muajt e parë të këtij viti për 12,9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Situata e sigurisë në përgjithësi është stabile në mbarë territorin, pa incidente të regjistruara në shkallë më të gjerë me çka shkalla totale e kriminalitetit është 536 përllogaritur për 100.000 banorë dhe e njëjta është ulur në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur ishte 615,4”, theksohet në publikimin në Fejsbuk.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 9,844 vepra penale krahasuar me vitin e kaluar kur janë regjistruar 11,304 vepra penale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share