Spasovski: Përfitimet politike nga rasti makabër – vrasin për së dytë viktimat!

VMRO-DPMNE: LËSHIME GJATË HETIMEVE

Përfitimet politike nga rastet e këtilla të vrasjeve – vrasin për së dyti viktimat – është shprehur Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, duke komentuar akuzat e VMRO-DPMNE-së për lëshime gjatë hetimeve. Ai bëri thirrje se nëse dikush ka dëshmi menjëherë të dorëzohen.

“Janë politikbërje e llojit më të ulët që I ndërmarrin qarqe djathtiste ektreme. Nuk dua të bëj politikë, port ë punohet seriozisht që të zbulohen faktet dhe dëshmitë. Të gjitha foletë kriminale radikale duhet të zbulohen dhe të shkatërohen” – tha Oliver Spasovski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ministri Spasovski sqaroi se po hetohen edhe komunikimet e personave të dyshuar dhe personave jashtë këtij grupi.

“Vlerësoj se do të jepen edhe shumë përgjigje tjera lidhur me lidhjet mes tyre. Kjo është e rëndësishme për hetimet, që këto struktura radikale të shkatërohen tërësisht” – deklaroi Spasovski.

VMRO-DPMNE thotë se automjeti me të cilin është rrëmbyer Vanja, tre ditë ka qarkulluar nëpër rrugët e Shkupit, duke kërkuar përgjigje nga Spasovski, se përse nuk është detektuar nga sistemi “Safe City” kurse është denoncuar që më 22 nëntor.

“Përse menjëherë nuk është shpallur hetim qendror për automjetin e të zhdukurit, kur për të njëjtin, krahas denoncimit në MPB më 22 nëntor është potencuar se automjeti është zhdukur? Nëse është e vërtetë se automjeti me të cilën është vrarë Vanja, që nga e premtja, tre ditë para vrasjes, ka qenë nëpër rrugët e Shkupit, gati të shfrytëzohet për vrasje? – tha Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, “Portali IKS” ka publikuar xhirime të automjetit me të cilën ishte rrëmbyer 14-vjecarja Vanja – “Citroeni” I vjedhur dhe “Reno” me ngjyrë të bardhë. Sipas videos në “Citroen” shihen vozitësi dhe një tjetër me kapela të zeza.

Xhirimet tregojnë edhe tym në vendin ku më vonë është gjetur makina e djegur. Nga kamerat e sigurisë në këtë video mund të shihet se dy automjetet kalojnë rrugën që kapet nga kamera në orën 09.37.

Ndryshe, një lëvizje e këtillë e dy automjeteve, ishte njoftuar edhe në pres-konferencën e përbashkët të MPB-së dhe Prokurorisë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share