Spasovski: Hetimi për rastin Vanja nuk duhet të bëhet në media

KOVAÇKI: SPASOVSKI HESHT PËR DETAJET RRETH VETURËS SË ZHEZHOVSKIT

Pushteti dhe pozita drejtojnë akuza të ashpra në mes veti lidhur me hetimet për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska, përcjell KlanM. Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski thonë se hetimet për rastin duhet bëhen nga prokuroria e jo në media. Nga VMRO-DPMNE e akuzojnë Spasovskin se ai hesht për informata rreth veturës së 74 vjeçarit të vrarë Pançe Zhezhovski.

Policia po bën ekspertizë të dy armëve të zjarrit të cilat janë gjetur dhe lidhen me vrasjen e dyfishtë të 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i cili shtoi se analizat e ekspertizës do i dorëzohen Prokurorisë Themelore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

I pyetur rreth asaj se nëm opinion flitet që një inspektor shpërndan informacione të cilat mund të dëmtojnë procesin hetues të rastit Vanja, Spasovski ka shtuar se çdo kush që bën veprime të këtilla, pavarësisht pozitës do të mbajë përgjegjësi.

Ministri i Brendshëm nuk dha përgjigje konkrete edhe për informacionet rreth veturës së 74 vjeçarit të vrarë, me të cilën dyshohet se është rrëmbyer Vanja.

“Me dorëzimin e padive penale, i gjithë hetimi shkon në Prokurorinë themelore publike dhe të gjitha këto detaje shqyrtohen në Prokurorinë themelore publike, në bazë të të dhënave të mbledhura ose në bazë të të dhënave që do i mbledhë Prokuroria. Kështu që nuk do të mundem të ndajë më shumë informata sepse kjo nuk është mirë për hetimin, sepse hetimi nuk mund të ndodh në media por në Prokurori”, deklaroi Oliver Spasovski.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE-ja opozitare akuzon ministrin e Brendshëm, Spasovski se nuk e flet të vërtetën rreth vetusë së rrëmbyer. Deputeti Dragan Kovaçki thotë se vetura e të vrarit Panko Zhezhovski është detektuar nga kamerat e kryeqytetit disa ditë para rrëmbimit.

“Siç kemi pyetur tashmë, ndërsa Spasovski refuzon të përgjigjet nëse është e vërtetë se automjeti është regjistruar në sistemin “Qytet i sigurtë” më 24 nëntor në ora 6:30 dhe më 25 nëntor në ora 21:15 në Maxhari, sot do ta konfirmojmë se vetura është e regjistruar në sistemin “Qytet i sigurt” në terminet dhe lokacionin e theksuar, gjë që tregon edhe për një gënjeshtër tjetër të MPB-së Spasovski. Theksojmë se këto informacione i ka edhe Spasovski, a pse e gënjen opinionin nuk e dimë, andaj po kërkojmë përgjigje”, tha Dragan Kovaçki.

Nga opozita maqedonase e akuzojnë ministrin Oliver Spasovski se hetimin në media të vrasjes së 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski e ka nisur ai vetë kur ka thënë tha se vetura Citroen nuk ishte raportuar e zhdukur dhe kur nuk tha se automjeti me të cilin u rrëmbye Vanja lëvizte lirshëm nëpër rrugët e Shkupit. për ditë të tëra./KlanMacedonia

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share