Spasovski: Gjatë mandatit tim, paga e punonjësve të policisë është rritur 35%

Për momentin nuk kemi të dhëna se mund të ketë rritje të valës së migrantëve apo tentativa për të hyrë në territorin e vendit tonë, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, përcjellë Klan M, tha se që nga prilli i këtij viti, kufiri është siguruar së bashku me Frotex dhe kjo kontribuon në zvogëlimin e rrezikut të aktivizimit të rrugës ballkanike dhe mundësinë e kërcënimeve radikale dhe terroriste, veçanërisht pas konflikteve në Lindja e Mesme.

Spasovski shtoi se me ndihmën e Frontext, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka një ulje prej 50 për qind të hyrjeve të paligjshme në vend.

“Ne jemi efikas në zbulimin e kontrabandës së migrantëve, por edhe procedura këtu tregon se kemi një rënie në krahasim me vitin e kaluar dhe edhe një herë konfirmoj përkushtimin e policisë kufitare të Maqedonisë së Veriut në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, tha Spasovski.

Mes tjerash siç njofton Klan M, Spasovski tha se paga gjatë mandatit të tij punonjësve të policisë u është rritur 35%.

“Paga e punonjësve të policisë është rritur me 35% që nga momenti kur kam qenë ministër e deri më sot – përmes mbajtjes së shtëpisë dhe punës së përgjegjshme. Dua të përmend disa fakte: buxheti i Ministrisë së Brendshme nuk është rritur, përveç këtij viti, për herë të parë me 6%, ka qenë njësoj si deri në vitin 2017. Me të njëjtin Buxhet deri në vitin 2017 kemi gjetur rreth 40 milionë euro borxh të vonuar ndaj MPB-së dhe gjithë këto probleme që kemi pasur. Sot kemi një situatë ku me të njëjtin buxhet, të gjitha pajisjet, ndërtimet e objekteve – gjithçka është bërë, dhe në të njëjtën kohë nuk kemi borxhe të prapambetura dhe paga është rritur për 35%” – deklaroi Spasovski. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share