Spanja kryeson BE-në, por me kryeministër të ri më 23 Korrik

Pedro Sanchez në Kiev si kreu i BE-së

Me udhëtimin drejt Kievit, kryeministri Sanchez ka dëshmuar mbështetjen e BE-së për Ukrainën në të gjitha fushat ushtarake, humanitare dhe ekonomike. Sanchez tha se lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj do të jenë një prioritet gjatë presidencës spanjolle. Rivalët e djathtë të Sanchez nga Partia Popullore Konservatore kryesojnë në sondazhe.

Në këto kushte, Spanja do ta paraqesë programin për Presidencën e BE-së në muajin Shtator, me cilindo që do të zgjidhet me 23 Korrik si kryetar qeverie.

Temat e Presidencës spanjolle janë përgatitur prej muajsh, nëse jo vitesh, dhe janë koordinuar ngushtë me vendet partnere – Belgjikën dhe Hungarinë, të cilat do të kryesojnë vitin e ardhshëm BE-në. Gjatë kësaj periudhe deri në mujin Dhjetor, BE-ja duhet të vendosë nëse Ukraina dhe Moldavia mund të fillojnë negociatat e pranimit dhe se çdo të ndodhë me aspiratën e shteteve nga Ballkani Perëndimor për t’u anëtarësuar.

“Spanja dëshiron të vazhdojë me diskutimin rreth aftësisë së BE-së për të absorbuar shtete te tjera ne familje. Ne duhet të mendojmë për reformat që do të çojnë në nivelin e ardhshëm të integrimit. Një shembull i kësaj do të ishte koordinimi më i mirë në politikën e jashtme ose fiskale. Ne nuk duhet të neglizhojmë perspektivat evropiane të vendeve që pretendojnë të anëtarësohen.”

Çështje të tjera të rëndësishme janë thjeshtimi i procedurave të azilit në kufijtë e jashtëm të BE-së, të cilat do të negociohen me Parlamentin Evropian dhe dakordimi për një reformë të tregut të energjisë elektrike.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share