Nju-Jork: Gruaja që tentoi ta vriste shoqen e saj duke i hedhur barna në tortë dënohet me 21 vjet burgim

Një grua nga Nju-Jorku, e cila u shpall fajtore për përdorimin e një torte me barna me efekte të forta në të, në përpjekje për të vrarë një mikeshë dhe për të vjedhur identitetin e saj, u dënua me 21 vjet burgim.

Viktoria Nasyrova, 47 vjeçe, u shpall fajtore në shkurt për tentativë vrasjeje të shkallës së dytë, tentativë për sulm të shkallës së parë, sulm të shkallës së dytë, burgim të paligjshëm të shkallës së parë dhe vjedhje të vogla, sipas një njoftimi nga Prokurori i Qarkut të Queens.

Tentim-vrasja u bë më 28 gusht 2016. Nasyrova vizitoi shtëpinë e Olga Tsvyk – një gruaje që i ngjante asaj me “flokë të errët, të njëjtin çehre dhe tipare të tjera të ngjashme fizike”, thuhet në njoftim, duke cituar provat e përdorura në këtë rast. Të dyja gjithashtu flisnin rusisht rrjedhshëm.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nasyrova solli një tortë cheesecake ku treti një qetësues shumë të fuqishëm. Pasi Tsvyk hëngri ëmbëlsirën e ofruar, ajo u ndje e sëmurë dhe humbi vetëdijen.

“Kujtesa e saj e fundit ishte kur pa Nasyrovën duke ecur nëpër dhomën e saj”, lexon njoftimi.

Të nesërmen, Tsvyk u gjet pa ndjenja në shtrat, e rrethuar me barna– “sikur të kishte tentuar të vriste veten”, ku më pas u dërgua në spital.

Testimi i barnave nga agjentët federalë zbuloi se barnat dhe mbetjet e tortës përmbanin qetësues Fenazepam, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Kur u kthye në shtëpi, Tsvyk vërejti se pasaporta e saj, karta e autorizimit të punës dhe sende të tjera me vlerë, i mungonin.

Phenazepam administrohet si një ilaç me recetë në Rusi, por aktualisht nuk ka një përdorim mjekësor të pranuar në Shtetet e Bashkuara. Ekziston një treg i paligjshëm për drogën, e cila ndonjëherë përdoret për argëtim, në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share