SPAK nis hetimet për Ilir Metën, kërkon nga KQZ formularin e vetëdeklarimit

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK, ka nisur hetimet për ish-Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Në një letër të firmosur nga drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, i kërkohet Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të dorëzojnë një kopje të vetëdeklarimit apo të formularit të Dekriminalizimit të Ilir Metës, kur ky i fundit ka qenë deputet përpara se të zgjidhej President.

Hetimi i SPAK për Ilir Metën bëhet pas kallëzimit penal të bërë disa muaj më parë nga ish-deputeti i PD Halit Valteri, i cili e ka akuzuar për korrupsion aktiv dhe pasiv, fshehje pasurie, mospagim të taksave e tatimeve dhe shpërdorim detyre.

Pas kësaj letre ka reaguar Ilir Meta në Facebook, ku ka postuar një foto dhe shkruan: “Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më! Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më”.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share