Sot rikthehet Liga e Kampionëve me dy ndeshje interesante

Sot do të rikthehet Liga e Kampionëve me dy ndeshje interesante që janë të vlefshme në kuadër të 1/8 së finales.

Arsenali i bën konak Portos, që në takimin e parë e tronditi me një fitore krejt në fund të ndeshjes.

Topçinjtë janë duke kaluar në formë të hatashme në Premier League, duke u renditur në pozitën e parë, teksa do të synojnë që ta vazhdojnë këtë ecuri edhe në Ligën e Kampionëve.

Në ballafaqimin tjetër, Napoli i shkon Barcelonës. Takimi i parë në stadiumin “Diego Maradona” është mbyllur baras 1-1.

Ndërkohë, Manchester City, Real Madridi, Bayerni Munichi dhe Paris Saint-Germaini janë ekipet që deri më tani e kanë siguruar çerekfinalen.

Përndryshe, shorti për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve do të hidhet me datën 15 mars në Nyon të Zvicrës. /Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share