Sot pritet aktgjykimi për Dragi Rashkovskin

Gjykata Penale sot duhet të shpallë aktgjykimin për rastin “Software”, në të cilin i akuzuari i parë është ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, ndërsa ka të bëjë me blerjen e softuerit për kontrollin e trafikut në periudhën kur Sekretariati i Përgjithshëm drejtohej nga Rashkovski, përcjell KlanM.

Dy ditë para aktgjykimit, Rashkovski në një konferencë për media ka shpjeguar ankesat që i ka paraqitur në Strasburg.

Ankesat më së shumti kanë të bëjnë me paraburgimet që u janë caktuar, ndërsa Rashkovski akuzon se Prokuroria në mënyrë arbitrare ka marrë vendime për paraburgim, pa u dhënë të drejtë ankese në mbrojtje./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share