Sot mbledhja e përbashkët e qeverive mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

Sot në Mal të Zi zhvillohet mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

11 marrëveshje mes dy qeverive do të nënshkruhen në mbledhjen e sotme.

Mbi 80 përfaqësues të mediave do të jenë të akredituar në këtë mbledhje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryeministri malazez, Dritan Abazoviç e konsideron mbledhjen e dy qeverive si një mundësi për të dhënë mesazh paqeje dhe bashkëpunimi në rajon.

“Po zhvillojmë një politikë të fqinjësisë së mirë dhe po dërgojmë mesazh paqeje dhe bashkëpunimi për të gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar në Twitter Abazoviç.

Aktiviteti do të nisë me ceremoninë e mirëseardhjes dhe prezantimin e dy delegacioneve në orën 10:30, për t’u pasuar nga nënshkrimi i 10 marrëveshjeve dhe memorandumeve midis dy kabineteve qeveritare.

Një ndër marrëveshjet e rëndësishme është ajo për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikollë – Pulaj, në territorin e Shqipërisë, si dhe marrëveshja në fushat e mirëmbajtjes dhe menaxhimit të përbashkët të peshkimit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin e Bunës.

Pjesë e diskutimit mes palëve, por edhe gjatë konferencës së përbashkët për shtyp do të jetë edhe kjo çështje, ku dy palët do të paraqesin projekte konkrete për ta kthyer lumin Buna në një atraksion turistik dhe hapësirë lundruese për jahtet dhe anijet.

/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share