Sot fillon vaksinini për gripin sezonal në Maqedoninë e Veriut

Vaksinimi për gripin sezonal nis sot dhe do të kryhet në 36 lokacione në vend. Deri më tani për vaksinimin e gripit sezonal janë regjistruar mbi 32 mijë qytetarë.

Në Shkup vaksinimi do të bëhet në Qendrën për shëndet publik, në poliklinikat “Bukuresht”, “Idadijë” dhe Bit Pazar, ndërsa në në ISHP vetëm për punëtorët shëndetësorë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se të gjithë të regjistruarit në faqe marrin mesazh SMS për datën, orën e saktë dhe vendin ku duhet të paraqiten për vaksinim.

“Ministria këtë vit prokuroi 70 mijë doza të vaksinës katër tipare kundër gripit sezonal, që është një rritje në krahasim me vitet e kaluara. Vaksinimi falas mbulon grupet e rrezikut të popullsisë: të moshuarit (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit e shëndetësisë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e kujdesit social për të moshuarit. dhe punonjësit në institucionet për mbrojtje sociale të të moshuarve”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në qendrat e shëndetit publik këtë vit janë blerë edhe vaksinat komerciale të gripit për qytetarët e interesuar që nuk bëjnë pjesë në grupet e rrezikut.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share