Propozim ligji për amnisti së shpejti në procedurë Parlamentare

VMRO DPMNE PARALAJMËROI SE DO TA BLLOKOJË KËTË PROPOZIM

Propozim ligji për amnesti ka kaluar në seancën e së martës të Qeverisë dhe sipas paralajmërimeve, ditëve në vijim do të dorëzohet në Qeveri.
Siç edhe paralajmëruan më herët, opozita maqedonase do të kundërshtojë miratimin e këtij propozimi, përmes bllokadave në Kuvend.

“Ne do ta bllokojmë, këtu nuk duhet të ketë asnjë dilemë, ky nuk është ligj me flamur evropian siç ishin ndryshimet në kodon penal dhe ne do ta bllokojmë në kuadër të procedurës parlamentare, sepse ky ligj ka qëllim të dyfishtë, qëllimi i parë është të lirohen kriminelët të cilët janë të dënuar me burg, sepse ashu u kanë premtuar” – deklaroi Mickoski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nga ana tjetër, nuk shprehet i befasuar nga ky qëndrim i VMRO-së.

“Nuk ka ligj në Kuvend të cilin nuk e ka bllokuar opozita. Prej kur jam pjesë e Qeverisë, strategjia e opozitëa është bllokada dhe atë e kanë bërë “spiritis movens” të punës së tyre. Zgjohen në mëngjes dhe thonë tani do ta bllokojmë. Me siguro këtë e kanë mësuar në qeverisjen 11 vjeçare që e kemi pasur. Atëherë kishim të bllokuara integrimet evropiane dhe në NATO dhe i kishim të bllokuara marrëdhnëniet me fqinjët”- tha Kovaçevski.

Kovaçevski shtoi se, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili është edhe propozuesi, do të mbajë të enjten një konferencë për media, për ta elaboruar propozim ligjin. Mes tjerash, propozim ligji parasheh që personat e dënuar deri në gjashtë muaj burg të lirohen, derisa ata me dënime më të larta, t’u ulet dënimi për 30 përqind.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share