Sonte finalja e “Dance Albania”

Garë dhe surpriza në ekranin e Tv Klan

Rrugëtimi i suksesshëm prej 14 javësh i spektaklit më të madh të kërcimit në vend “Dance Albania”, finalizohet sonte në mbrëmje me fituesen e madhe! Ndonëse kasti VIP ka qenë i larmishëm prej fillimit, mesa duket, forca e vajzave ka mbizotëruar në këtë garë.

Alketa Vejsiu: Ka qenë një festë spektakolare në të gjitha këto 15 episode “Dance Albania”, një triumf i vajzave në këtë finale femërore ku të treja finalistet janë përkushtuar shumë që të mbërrijnë në finish të garës.

Sonte në mbrëmje, kupa do të ndahet mes këtyre tre artistëve që kanë treguar temperamentin e tyre edhe në pistën e kërcimit.

Melisa: Jam shumë e lumtur që erdha në finale dhe jam në finale dhe do të fitojmë.

Cindy Marina: Rrugëtimi ka qenë tepër i bukur, jemi kënaqur të gjithë, jemi lodhur, por e kemi shijuar pafund. Të fitojë më i miri.

Adelina Tahiri: Si unë, si Cindy, si Melisa kemi dhënë maksimumin nga vetja për të mbërritur deri këtu. Jemi sakrifikuar secila në mënyrën e vet edhe pse unë pak më shumë ndoshta. Pse jo për këtë sakrificë mos ta vë një fjongo në fund me kupën e fitores.

Regjisorja Vera Grabocka dhe prezantuesja Alketa Vejsiu premtojnë edhe shumë surpriza të tjera dhe të ftuar specialë.

Alketa Vejsiu: Performancat janë shumë të bukura. Unë vetë vetëm do të prezantoj këtë vit. Ua kam lënë skenën tre kolegeve që kanë punuar dhe që presin të shijojnë frytet e këtij stacioni të fundit.

Mos e humbisni finalen e madhe të spektaklit hit të kërcimit, sonte në mbrëmje në Tv Klan.

Ermal Mamaqi: Na ndiqni, një natë fantastike sot.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share