“Barbie” në garë me “Oppenheimer”

Të dy filmat pritet të kenë arkëtime rekord

Industria kinematografike, ka qenë në kryetituj gjatë dy javëve të fundit, për dy prodhimet më të freskëta dhe të shumë diskutuara, të filmit Barbie dhe Openheimer.

E ndërsa debutimin këta dy filma e bënë për një publik të zgjedhur mes kritikësh, gazetarësh, e të tjerë figura të rëndësishme, 21 Korriku, shënoi ekranizmin në të njëjtën ditë të këtyre prodhimeve në kinematë në botë.

Por gjigandët kinematografikë, shpallen dhe projeksionet e fitimeve vetëm për këtë fundjave për të dy filmat. Barbie, parashikohet që vetëm në ShBA të arkëtojë 110 milionë dollarë, ndërsa filmi i regjisorit të njohur Christopher Nolan deri të dielën parashikon të korrë 50 milion Dollarë.

Këto janë edhe projeksionet më të mëdha monetare në Hollivud, gjatë këtij viti pas një seri dështimesh. Po aq aktive ka qenë edhe kritika, në këtë luftë të ftohtë mes dy filmave që nuk i ngjajnë aspak njëri-tjetrit, por që janë vënë në të njëjtën peshore gjatë gjithë kësaj kohe edhe nga publiku.

Barbie po noton në një lumë kritikash pozitive ndonëse shumë kanë evidentuar se pjesë e këtij suksesi është edhe marketingu, ku është derdhur një vlerë e madhe monetare. Megjithëse nuk kanë munguar komentet se riekranizmi i Barbie-t, është një nga gjetjet më origjinale, dhe së filmi është ndërtuar në mënyrë të përsosur, me protagonist Margot Robbie dhe Ryan Gosling.

Ndërsa Openhaimmer, duket se do të kalojë edhe projeksionet e parashikuar nga vetë ata. Ai është cilësuar si filmi më i mirë i vitit, madje pretendohet edhe për Oscar. Po ashtu është vlerësuar edhe performanca e protagonistit Cillian Murphy, si më e mira në karrierën e tij. Regjisori Nolan zgjodhi të ekranizojë jetën e fizikantit që pati një rol vendimtar në krijimin e armëve bërthamore, Robert Openhaimmer.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share