Ekstradimi i Palevskit nga Turqia/ Madiq: Palevski do të ekstradohet pas përfundimit të dokumenteve administrative

Zëvendës ministrja e Drejtësisë, Viktoria Avramovska – Madiq pret që, Lupço Palevski – i dyshurari kryesor për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit të esktradohet nga Turqia menjëherë pas përfundimit të procedurave administrative.

“Ministri i Drejtësisë ishte në vizitë te kolegu i tij në Turqi dhe siç u informua opinioni nga Ministria e Drejtësisë, prosedura gjyqësore ka përfunduar dhe pritet që të përfundojnë dokumentet administrative dhe presim që, Lupço Palevski të jetë i ekstraduar”, tha Viktoria Aramovska – Madiq.

Zëvendësministrja nuk deshi të komentojë letrën që Palevski ua dërgoi mediave përmes partisë “E djathta”, pasi tha se gjithçka që është e lidhur me procedurën gjyqësore mund të kuptohet gabimisht në opinion dhe të dëmtojë procedurën.

Kujtojmë se, ministri i Drejtësisë Krenar Lloga dhe homologu i tij turk, Jilmaz Tunç muajin e kaluar realizuan një takim në të cilin biseduan për procedurën për ekstradimin e Palevskit, me çka Lloga ishte informuar nga ministri turk se, ka përfunduar procesi gjyqësor për Palevski dhe tani po zhvillohen procedurat administrative.

Të dyshuarit të parë, Lupço Palevskit,  ka skaduar paraburgimi i përkohshëm 40-ditor në Turqi dhe pritet të përfundojë procedura e ekstradimit. Ai duhet të përgjigjet para organeve hetuese të vendit për vrasjen e 14-vjecares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski.

Ndërkohë, pesë të dyshuarve tjerë që llogariten si bashkëpjesëmarrës në vrasjet makabre dhe rrëmbimin, u është vazhduar paraburgimi edhe për 30 ditë./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share