Avokatja Natasa Pirc Musar u zotua të garantojë të drejtat kushtetuese dhe demokracinë
Sllovenia do të drejtohet për herë të parë nga një grua. Rezultatet paraprake të zgjedhjeve që u mbajtën të dielën fituese të raundit të dytë avokaten Natasa Pirc Musar.
Pirc Musar, 54 vjeç, fitoi 53.86 për qind të votave në balotazh, ndërsa rivali e saj, politikani i krahut të djathtë dhe ish-ministri i Jashtëm Andze Logar, fitoi 46,14 për qind, sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor.
49.9 për qind e zgjedhësve morën pjesë në këto votime. Në fjalimin e saj të parë, ku shpalli edhe fitoren avokatja Natasa Pirc Musar tha se do të bëjë çmos që të jetë një presidente për të gjithë, duke punuar për garantimin e të drejtave kushtetuese të njerëzve dhe forcimin e demokracisë.
Pirc Musar, një ish prezantuese televizive që u bë më pas një avokate me ndikim të fortë, bëri fushatë për të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe çështjet e mirëqenies sociale.
Në fjalimin e saj para votimeve ajo trajtoi edhe problemin e ndryshimeve klimatike. Megjithëse roli është kryesisht ceremonial, presidenti në Slloveni është komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura dhe gjithashtu emëron disa zyrtarë të lartë, duke përfshirë guvernatorin e bankës qendrore. Shumica e zgjedhjeve të Presidentit kërkojnë edhe konfirmim nga parlamenti.
Klan News