Sllovenia kërkon anëtarësimin e Ballkanit në BE

BE dhe Ballkani Perëndimor 20 vjet ëndrra dhe shpresa

Në një deklaratë të përbashkët të Presidentes së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, Kryeministrit Robert Golob dhe kryediplomates Tanja Fajon, kërkohet nga BE-ja të përshpejtohet procesi i zgjerimit.

“Në 20-vjetorin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Selanik besojmë se duhen vendime të guximshme politike për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së. Përfundimet e samitit të Selanikut mbeten një detyrim i përhershëm për të gjitha shtetet anëtare të BE-së, përfshirë Slloveninë.”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me frymë kritike në deklaratën e Sllovenisë konstatohet se në këto vite u humbën shumë mundësi nga të dyja palët, si nga BE-ja, ashtu edhe nga shtetet e rajonit tonë.

Sipas krerëve të shtetit slloven, entuziazmi fillestar për reformat në Ballkanin Perëndimor duket se është zbehur disi gjatë dy dekadave të fundit.

“Fakti që BE-ja duhet të merret me pasojat e luftës në Ukrainë kërkon një reflektim të ri të përgjithshëm mbi qasjen ndaj procesit të zgjerimit. Është e qartë se ky proces është në thelb një zgjedhje strategjike dhe jo vetëm një detyrë teknike.”

Sllovenia mbetet një mbështetëse e fortë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ajo ka ndihmuar partnerët e saj në Ballkanin Perëndimor me mbështetje politike dhe praktike.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share