Osmani në Klan Debat në Klan M: Albanofobia e VMRO-së tejkalon edhe vijat e kuqe! Hedhin vrerë kundër shqiptarëve dhe BDI-së…

Bujar Osmnai nga Fronti Europian I ftuar në emsionin Klan Debat në Klan Maqedonia ka ngritur zërin kundër atyre që sipas tij kanë tejkaluar “vijat e kuqe” të respektit ndëretnik. Duke u shprehur jo vetëm si përfaqësues i frontit por edhe si intelektual, Osmani ka theksuar se ka një nevojë urgjente për të përcaktuar kufijtë e nënçmimit ndëretnik, veçanërisht në kontekstin e fushatës zgjedhore.

Osmani ka vënë në dukje se Marrëveshja e Ohrit, e cila ka sjellë përfitime të rëndësishme si punësimet, gjuha dhe flamuri, është në zemër të bashkëjetesës së komuniteteve në Maqedoninë e Veriut. Ai ka theksuar se shumica e dyfishtë është garantuesi kryesor i kësaj marrëveshjeje dhe ka bërë thirrje për mbrojtjen e saj. Osmani ka përfunduar me një mesazh të fuqishëm, duke deklaruar se shqiptarët nuk do të qëndrojnë duarkryq ndaj çdo përpjekjeje për të dëmtuar këtë marrëveshje historike.

“Janë tejkaluar vijat e kuqe të Frontit, dhe këtë fenomen e kam ngritur, jo si përfaqësues i frontit por si intelektual i këtij fronti, sepse janë kaluar edhe kornizat e fushatës zgjedhore.
Prandaj duhet të dimë deri ku është vija e kuqe e nënçmimit ndëretnik. Kjo albanofobi e cila ishte veshur nën termin politikë anti BDI, ne e kemi përcejllur ndër vite kohët e fundit, të cilën e kanë shfaqur haptazi në fushatë, unë jam përgatitur për një fushatë anti bullgare. Ata harruan grekët dhe bullgarët, dhe hodhën vrerin e vet mbi shqiptarët.
Sa i përket situatës në VLEN shikohet një kakofoni deklaratash. Dje rrugës për në Tetovë më kanë ndalur qytetarë që kanë thënë skam votuar për ju por kësaj rradhe do të votojmë.
Punësimet, gjuha dhe flamuri të gjitha janë përfitime të rëndësishme në Marrëveshjen e Ohrit, por zemra e cila pulson në këtë marrëveshje është shumica e dyfishtë si garantues mes dy komuniteteve.
Nuk ka shqiptarë që do të rrijë duarkryq për këtë marrëveshje që është djegur gjak”, tha Osmani./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share