Skijim: Fillimi i sezonit varet nga sasia e borës!

Dehari: Plan A dhe B për Kupën e Sharrit në Kodrën e Diellit!

Derisa në të gjitha Qendrat e njohura të skijimit sezoni i ri 2023/2024 ka filluar që para një muaji, në vendin tonë akoma nuk ka pasur asnjë garë shkaku i mungesës së borës nëpër Qendrat e sporteve dimërore akoma nuk janë adaptuar pistat e skijimit .

Reshjet e fundit të borës japin shpresë se në Kodrën e Diellit do të realizohen të gjitha garat që janë parapa me kalendarin e Federatës së skijimit të Maqedonisë së Veriut. Për Klan Maqedoni, Nënkryetari i Federatës së Skijimit të Maqedonisë së Veriut, Dardan Dehari, thotë se disa gara veçmë kanë filluar.

“Garuesit të cilët garojnë në kategorinë FIS vetëm sa kanë filluar me gara edhe pse në numër janë pak. Mirëpo kanë filluar sepse , si që e dimë ata përgatitjet i bëjnë që në muajt e verës nëpër gleçerat e Evropës kryesisht në Austri. Sezoni ka filluar për momentin është duke shkuar mbarë dhe presim që me funksionimin e Qendrave Turistike me punë edhe të fillojmë me aktivitet tona si Federatë“, tha Dardan Dehari, zëvendëskryetar i Federatës së Skijimit.

Sa i përket garave ndërkombëtare, me theks të veçantë “Kupa Sharrit”, Dehari, premtoi se këtë vit me siguri do të organizohet pasi në opsion është edhe plani B.

“Vitin e kaluar mungonte bora. Ne kemi qenë disa herë në Kodrën e Diellit kemi inspektuar vendin dhe pozicionet. Sepse jo në çdo pistë mund të organizosh gara të llojit të tillë ndërkombëtare sepse duhet që pista si pistë të jetë e mbikëqyrur nga delegat nga FIS-i. Këtë vit paraprakisht ishte një delegat i dërguar nga FIS-i i cili mbikëqyr pistat dhe siç e shohim borë besojmë që këtë vit me shumë gjasa do e organizojmë Kupën e Sharrit në Kodrën e diellit”, tha Dardan Dehari, zëvendëskryetar i Federatës së Skijimit.

Skiatori më mirë shqiptar në dekadën e fundit, 33 vjeçari Dardan Dehari, i cili ka marr pjesë në të gjitha garat e organizuar nga FIS, pas lëndimit të rëndë vitin e kaluar përfundimisht i ka thënë lamtumirë skijimit aktiv, ndërsa aktualisht mban postin e zëvendës presidentit të Federatës së Skijimit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share