Skiatorja austriake Stephanie Venier triumfon në supersllallom të madh në Crans Montana

Në garat  e sotme në supersllallom të madh që u mbajtë në qendrën e njohur të skijimit Crans – Montana të Zvicrës  ka  trimfuar skiatorja  Stephanie Venier nga Austria. Venier  triumfoi me rezultatin   1 minutë 16 sekonda e 52 të qindtat , para  italianes Federica Brignone  e  cila  kishte 4 qindtat rezultat më të dobët se vendi I pare, e treta në podium doli skiatorja tjetër italiane Marta Bassino  me 15 të qindtat  më dobët.

Kryesuesja e Kupës së Botës skiatorja zvicerane Lara Gut-Behrami ka përfunduar në vend të gjashtë e me 46 qindtat mbetet larg fitueses së garës.

Renditja e  skiatoreve  më të mira në Kupën e Botës kryesohet nga Lara Gut-Behrami me 1414 pikë, pasojnë amerikania  Mikaela Shiffrin me 1209 dhe skiatorja italiane  Federica Brignonen me 1128 pikë.

 Renditja  e supersllalomit të madh

1. Stephanie Venier (Austria) 1:16,52 (Ö)
2. Federica Brignone (Italia) +0,04 (It)
3. Marta Bassino +0,15 (Italia)
4. Romane Miradoli (Franca) +0.28
5. Cornelia Hütter (Austria) +0.45
6. Lara Gut-Behrami    (Zvicra) +0.46
7. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia) +0.61
8. Ester Ledecká (Çekia) +0.64
9. Kira Weidle (Gjermania) +0.69
10. Laura Gauche (Franca) +0.75

Lexo gjithashtu
Total
0
Share