Skënder Rexhepi në Klan Debat: Në zgjedhjet parlamentare shqiptarët të garojnë në dy tabore

Sipas kreut të Lëvizjes Populli Skender Rexhepi deri në fillim të fushatës zgjedhore, shqiptarët pritet të pozicionohen në dy taborre politike dhe kjo do të ndihmojë në rritjen e numrit të përfaqësuesve shqiptarë të popullit në Kuvend. Partia e tij ende nuk është pozicionuar se si të garojë.

Kryetar i Lëvizjes Populli  Skender Rexhepi vlerson se në zgjedhjet e 8 majit shqiptarët mund të kenë numër më të madh të deputetëve, më shumë se në çdo cikël zgjedhor deri tani nëse garojnë në dy tabore.

“Unë besoj se do i ri në vijë asaj që e kam thënë se deri në zgjedhje, subjektet politike shqiptare do të grupohen në dy grupe, dy blloqe politike drejt zgjedhjeve, me çka  do të përfitojnë përfundimisht elektorati shqiptar, me shfrytëzimin, realizimin dhe materializimin maksimal  të numrit të deputetëve. Besoj se do të kemi deputetë më shumë se asnjëherë deri sot”, deklaroi Skënder Rexhepi, kryetar i Lëvizje Populli.

Duke folur për bashkëpunimin apo bashkimin me ish partitë e tij, të cilat tani janë në koalicion të përbashkët opozitar, Rexhepi u shpreh kategorik se  nuk i rikthehet një kapitulli që tashmë e ka mbyllur, por një gjë e tillë mund të ndodh, sipas tij, vetëm nëse është vullnet i anëtarëve të partisë së tij.

“Për mua personalisht gjasat janë më shumë se zero. Do të thotë barabartë me zero. E them nga bindja se e kam thënë që një kapitull që është i mbyllur, për mua është jonjerëzore ta rihapi. Dy subjektet politike me një arsye tejet të pakuptimtë u ndanë për çështje ideologjike, një subjekt u nda në dy për çësthje ideologjike dhe tash pas një kohe ata ribashkohen. Atëherë pyetja është se pse po ribashkohen ato të dy”, u shpreh Rexhepi.

Rexhepi shprehet i bindur se opozita shqiptare nuk do të mund ta përfundojë procesin e listave të kandidatëve për deputetë, për shkak se siç thotë ai, brenda saj janë dy blloqe që dikur ishin bashkë e më pas ishin bërë shkaktarë për t`u ndarë në dy subjekte.

Ndërkaq sa i përket kandidatit eventual shqiptar për president nga Lidhja Evropiane për Ndryshim, Rexhepi shprehet se kjo faktorizon opozitën shqiptare.  Sipas tij, partitë politike që propozojnë kandidat shqiptar, qëllimi i tyre nuk është që të fitojë ai kandidat shqiptar, por që të përfitojnë sa më shumë elektorat shqiptar e ta  grumbullojnë rreth bllokut të tyre./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share