Skënder Rexhepi: ASH do të jetë pjesë e qeverisë, ja se çka do i japin

Afrim Gashi duhej të tërhiqet ashtu siç u tërhoq Ziadin Sela. Kështu mendon Skënder Rexhepi Zejdi në emisionin Klan Debat. Nënshkrimet bashkë me Levicën pas zgjedhjeve lokale, sipas Zejdit, Afrim Gashi dhe Ziadin Sela e bënë vetëm për të shpëtuar kokat e tyre. Rexhepi mendon se ASH do të jetë pjesë e qeverisë dhe për këtë nuk ka asgjë kundër.

“Nuk jam kundër që ASH të jetë pjesë e qeverisë. Shyqyr Zoti që në ASh ndodhi ndryshimi, por kjo duhet të ndodhte edhe në AA. Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje brenda opozitës. Burimet e mia flasin se ASH do jetë pjesë e qeverisë. Edhe LSDM do i japë ministri, edhe BDI do i japë. Alternativës do i marrin dy ministri. Kjo do qartësohet kur të takohen kryetarët e partive. Ndoshta pritet kongeresi i ASH”, është shprehur Zejd Rexhepi./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share