Skena e sulmit me bombë në qendër të Stambollit (VIDEO)

Policia shpërndan pamjet se si autorja e dyshuar mbërrin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Tronditja tek qytetarët ende nuk ka kaluar edhe tre ditë pas shpërthimit të madh që ndodhi mesditën e së dielës në zemër të Stambollit.

Për shpërthimin në rrugën Istiklal fajësohet një grua, e cila, sipas autoriteteve turke, rrëfeu se ishte trajnuar nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.

Ahlam Albasir , e cila akuzohet për tragjedinë në një nga pikat më turistike të Stambollit, i kishte menduar mjaft mirë lëvizjet që do të kryente.

Kamerat e sigurisë nga zona e kanë kapur autoren e dyshuar të ulur për një kohë të gjatë në stolat përreth vendit ku ndodhi shpërthimi.

Siç mund të shihet edhe nga këto pamje Albasir la çantën e shpinës në stol ku ndodhej lënda plasëse në orën 16:11 me orën lokale dhe filloi të ecë përsëri drejt sheshit Taksim. Më pas nisi të vraponte pas orës 16:14, në momentin edhe kur ndodhi shpërthimi.

Gjashtë persona, përfshirë një fëmijë 9-vjeç, humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën në bombardimin e së dielës.

Në pyetje nga policia turke janë marrë 50 persona, mes tyre edhe autorja, e cili u arrestua 10 orë pas sulmit terrorist. Shtetasit sirianë që ndihmuan gruan, por edhe ajo vetë, tani janë në paraburgim.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share