Skandalet e Barcelonës e Juventusit

Barcelona dhe Juventus nuk e kanë të sigurt pjesëmarrjen në Kupat e Europës për sezonin e ri. Dy ekipet janë të përfshirë nga skandalet, me klubin spanjoll që ka manipuluar dhe blerë gjyqtarë në ndeshje të caktuara, ndërsa torinezët me bilancet financiare gjatë pandemisë së Covid-19. Situatë që jo vetëm trazon ujërat tek dy klubet, por edhe tek UEFA.

Organi qeverisës i futbollit europian duhet të marrë sa më shpejt një vendim për fatin e tyre në arenën ndërkombëtare. Barcelona dhe Juventus janë nën dyshime dhe të dy klubet e dinë se e ardhmja e tyre europiane varet nga përfundimi i hetimit të hapur. Nga zyrat e UEFA-s nuk është fshehur asnjëherë se ajo që po ndodh me fatin e dy klubeve është shqetësuese.

Klubet rrezikojnë të paktën një vit pezullim nga kompeticionet europiane. UEFA do të bëjë gjithçka që është e mundur që dënimi të jetë në kohën dhe formën e duhur në mënyrë që gara të mos pësojë ndryshime. Secila skuadër duhet të dijë sanksionet e mundshme dhe nëse ndodh përjashtimi, skuadra që do zë vendin e tyre në Europë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share