MEXHITI DERË MË DERË PËR TË PARË SE SI FUNSKIONON MASA E RE
Qytetarët të cilët vuajnë nga pesë sëmundje kronike gjegjësisht, diabeti, astma, gjëndja tiroide, apo hipertensioni nuk do të duhet të presin termin për në specialist apo të enden nëpër klinika por recetën dhe kontrollet do të mund ta bëjnë te mjekët amë. Derë më derë ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti do të shkojë te mjekët amë për të parë se si po realizohet plani i ri në kujdesin primar shëndetësor.
“Së pari ne lehtësojmë barën administrative të mjekëve gjëgjësisht ata nuk do të duhet vetëm të referojnë pacinetët por do të kenë mundësi tu shkruajnë terapi pacientëve. Duke vepruar kështu ne forcojmë rolin e mjekëve në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe u ndihmojmë që të diagnostifikojnë pacinetët” – tha Fatmir Mexhiti.
“Ky proces do të zhvillohet tri vite, asgjë nuk do të ndodh brenda natës. Gjithçka që dëshirojmë të vendosim në sistemin shëndetësor primar konsultohemi me mjekët amë” – deklaroi Zlate Mehmedovic, KSI.
“Do të kenë benefite të gjithë pacinetët kronik, askush nuk deshiron të pres termine, veçanarisht pacinetët e moshuar të cilët janë një kategori më e cënuar. Ne mjekët amë jemi ata të cilët mbajmë evidencë se si mjekohen përmes protokolleve” – tha Marta Tunxheva, mjeke amë.
Kjo masë i lejon mjekut të familjes t ‘i kushtojë vëmendje maksimale pacientit por edhe do të ul presionin mbi kujdesin shëndetësor sekondar dhe terciar. Sipas analizave të Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 30% e pacientëve që vijnë çdo ditë në Klinikë vijnë tek specialistët për vazhdimin e terapisë ose shërbimeve që me këtë reformë ata do të jenë në gjendje të shkojnë tek mjeku i tyre i familjes. /KlanMacedonia