Situata në veri: Kurti takoi liderët e partive opozitare

OPOZITA ME AKUZA SE KURTI NUK KA PLAN PËR VERIUN

Pas situatës së krijuar në veri kryeministri Albin Kurti ka pritur krerët e partive opozitare. Haradinaj e lëshoi takimin e Krasniqi e Abdixhikuan akuzuan Kurtin se nuk ka plan për veriun.

Vetëm 20 minuta ka qëndruar për të lënë në gjysmë takimin me kryeministrin Kurti kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pasi doli nga objekti i Qeverisë, Haradinaj shkroi në Facebook se u detyrua ta lëshojë takimin pasi sipas tij, Kurti po mbante ligjërata e nuk po sqaronte “pse i ka prishur raportet me Amerikën”.

Të zhgënjyer nga takimi duket të kenë dalë edhe krerët e dy partive tjera opozitare.

Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku pas takimit tha se kryeministri nuk ka plan për cështjen e veriut.

Lumir Abdixhiku- Kryetar i LDK-së

E kreu i PDK-së Memli Krasniqi tha se nuk ka marrë garanci nga kryministir

Memli Krasniqi- Kryetar i PDK-së

Nuk mund të them se dola me ndonjë siguri të madhe se Qeveria e di se në çfarë drejtimesh duhet të shkojë për ta mbajtur situatën nën kontroll. Shpreha qëndrimin e PDK-së që në këtë moment Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme. Sa i përket vazhdimësisë së ushtrimit të sovranitetit në katër komunat veriore, qeveria duhet t’i ndërmarrë veprimet që i takojnë, dhe për këtë do ta ketë përkrahjen e PDK-së në çfarëdo mundësie që kemi

Të dyja partitë opozitare i kanë dhënë përkrahjen kryeministrit për ruajtjen e sovranitetit në veri ndërsa vlerësojnë se Kosova ka hyrë në një situatë e cila ka mundur të shmanget.

Për kryeministrin takimi kaloi shumë mirë..

Ndërkohë oborri I qeverisë është I mbushur me flamuj të SHBA-së nga aktivistë të shoqërisë civile në shenjë falënderimi për pavarësinë e Kosovës.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share