Situata në Kosovë: Partitë politike shqiptare – Kosova të bashkëpunojë me aleatët!

“PAVARËSIA E KOSOVËS, REALITET I PAKTHYESHËM”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për deeskalim të situatës në veri të Kosovës, por edhe të rikthehet dialogu mbi parimin e njohjes së ndërsjellë dhe konform qëndrimeve të faktorit ndërkombëtar, njofton KlanM.

“Integriteti dhe sovraniteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacënueshëm dhe realitet i pakthyeshëm, andaj kërkoj nga autoritetet e Kosovës të vazhdojnë koordinimin me partnerët tanë strategjik, Europën dhe SHBA-të” – ka shkruar në Facebook, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi, sic njofton KlanM, ka dënuar ashpër protestat e dhunshme dhe sulmin ndaj forcave të KFOR-it duke bërë thirrje për rikthim të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në frymën e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit.

“Ftoj autoritetet e Kosovës të vazhdojnë koordinimin me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatët tanë të përhershëm, duke pasur gjithmonë në mendje se pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe zgjidhja e vetme është njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë” – shkruan Grubi në Facebook.

Serbia shkel sovranitetin e Kosovës – tha në Klan Debatin e fundit Sekretari I Përgjithshëm I Alternativës, Zeqirija Ibraimi, duke u bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të bashkëpunojnë ngushtë me aleatët perëndimor.

“Alternativa e mbështet plotësisht integritetin territorial të Kosovës, megjithatë, për shkak se është një cështje që mund të sjell incidente, ne jemi të kujdesshëm në artikulim dhe do të kishim dashur që Qeveria e Kosovës të bashkëpunojë ngushtë me partnerët ndërkombëtar vecanërisht me aleatin tonë SHBA-të” – tha Zeqirija Ibrahimi

Ditë më parë u prononcuan edhe nga Lëvizja BESA. Sipas tyre, sic njofton KlanM, pavarësisht nga reagimet qëllimmira të partnerëve ndërkombëtar, shteti i Kosovës e ka për detyrë që mbi principet demokratike dhe të respektimit të ligjit ta shtrijë sovranitetin në gjithë territorin për funksionim normal të institicioneve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share