“Situata është komplekse” | Shefi i shtabit të ushtrisë serbe: Jemi nisur për në Rashkë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të dielën e 25 dhjetorit ka zhvilluar një takim me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq dhe udhëheqësit e ushtrisë serbe.

Shefi i shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq, pas takimit me presidentin serb, ka thënë se është nisur “urgjentisht për në Rashkë”.

“Sapo përfundova një takim me komandantin e përgjithshëm dhe tema ishte Kosova. Nuk mund t’iu them detajet e takimit tonë. Përfundimi është se aktualisht jam në rrugë dhe po udhëtoj për në Rashkë”, është shprehur Mosjiloviq, shkruan Danas.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Detyrat që kemi marrë ne ushtria serbe dhe unë janë të sakta, të qarta dhe do të zbatohen plotësisht. Situata është komplekse”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, gjatë mbrëmjes të së shtunës janë raportuar për të shtëna në komunën e Zubin Potokut, gjithashtu, burime pranë redaksisë Dukagjini kanë bërë të ditur se është sulmuar një ekip i KFOR-it në këtë komunë.

Ata kanë sulmuar njësinë letoneze të KFOR-it.

Gjithashtu, edhe Policia e Kosovës ka dalë më një njoftim pas raportimit për të shtëna pranë Zubin Potokut, Policia ka njoftuar se nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj tyre e as ndonjë shkëmbim zjarri në mes policisë apo ndonjë grupi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share