“Ku ka pasur Lul ndonjëherë?”, Rama akuza opozitës: Mallkimi i bërë njeri për të bërë çorap Shqipërinë

Kryeministri i vendit Edi Rama në prezantimin e punëve të Bashkisë Vlorë ka hedhur akuza ndaj opozitës. Një ndër çështjet që Kryeministri Rama ka ngritur ka qenë ajo e financimit me para ruse e PD-së nga Rusia në kohën që kryetar i kësaj force politike ishte Lulzim Basha. Për këtë të fundit, Kryeministri Rama thotë se nuk ka ekzistuar ndonjëherë teksa ka shtuar se as vetë Basha nuk e beson se “ka pasur Lul ndonjëherë”.

Edi Rama: Një i damkosur non grata nga dy aleatë të mëdhenj, SHBA dhe Britania e Madhe për tëra të zezat të braktiset, çfarë duhet më kur del sot shumë e qartë që ka qenë dhe mbetet. Se ju kujtohet kur thoja unë: Luli ndahu nga ato të dy dhe më thoshit: Çfarë ke me ato të dy, njëri është plak në shtëpi dhe tjetri është në presidencë. Ja ku i ke, Luli nuk është më, ata të dy janë ku i ke. Janë si vazhdim i atij mallkimi që ka nisur në momentin që në Vlorë është krijuar shteti shqipatr dhe që nuk i është ndarë shqiptarëve dhe na ka penguar aty ku duhet të ishim me kohë. Emrat ndryshojnë, kohët ndryshojnë, por janë po ata. Mallkimi i bërë njeri dhe i futur për të bërë çorap Shqipërinë.

Le të dalë njeri të ma arsyetojë. Çfarë arsyesh ka Rusia të paguajë shqiptarët dhe nuk paguan një. Çfarë duhet të jesh përveçse një i pafe, i padin, i paiman dhe pa atdhe që të marrësh para nga të huajt, por në këtë rast flasim për një lloj paraje, rublat që nuk janë paraja e një vendi miqësor ndaj nesh dhe të marrësh para nga të huajt për të ngritur çadra e për të bojkotuar zgjedhje vetëm e vetëm që vendi yt të hyjë në konflikt dhe në sherr. Sepse ke dhënë prova që ti i meriton, e meriton besimin e atyre që e shohin këtë vend në mënyrë jo miqësore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nëse ka një gjë që PS është një e vetme është se është e vetmja parti shqiptare që në asnjë moment nuk e ka lënduar dhe shkelur interesin kombëtar, që nga dita e krijimit të saj.

Këta bedelë bashkuan votat me Putinin. Gjysmë milioni janë ato që dihen sepse kur dolën në fillim i ka bërë Edvini me Sorosin. Dhe tani fillon muhabeti që i bëri Luli. Cili Lul? Ku ka pasur Lul ndonjëherë? Ku ka njeri që e beson? Luli vetë nuk e beson që ka pasur Lul ndonjëherë. Luli aksionist dhe në gjumë. Çohu nga gjumi, firmos, merri lekët dhe çoji të non grata./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share