Sindikata reagon ndaj vendosjes së turneve 8 orëshe

DELLÇEV: KËTO NDRYSHIME NË KULM KRIZE PARAQESIN PROBLEM TË MADH

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Sindika e  Pavarur e Policisë ka reaguar ndaj vendosjes së turneve 8 orëshe. Kryetari i kësaj Sindikate Goçe Dellçev thotë se ndryshimet tilla në khë krize paraqesin problem të madh.

Me ndryshimin e orarit të punës nga 12 orë pune në 8, policët që deri më tani kanë udhëtuar 13 herë në muaj për të punuar në turnet e tyre, tani të njejtën duhet ta bëjnë 22 herë. Kështu deklaroi kryetari i Sindikatit të Pavarur të Policisë duke theksuar se këto ndryshime në kulmin e krizës energjetike dhe ekonomike paraqesin problem të madh..

“Jo vetëm të shpenzojnë më shumë të holla, por poashtu do të duhet të planifikojnë që pagën që e fitojnë, ta shpenzojnë ekskluzivisht vetëm për shpenzime rrugore, gjegjësisht për karburante. si mund të shkojnë në punë me orar punë 8 orëshe nga Gostivari në Rostushe, ose nga Prilepi në Staravinë, ato janë vende me distancë 70-80 kilometra nga vendbanimi i policëve, që do tu duhet të shkojnë nga shtëpia deri në vendin e punës. Nga 12 orët që ishte deri tani në 8 orë do të kalonin kohën vetëm rrugës, gjegjësisht do të ishin vetëm udhëtarë nëpër rrugët nëpër Maqedoni. Jo vetëm udhëtarë, por në fakt buxhetin nga xhepi i tyre duhet ta ulin që të mund të shkojnë në punë ”Ka reaguar Goce Dellçev, Kryetar i Sindikatit të Pavarur të Policisë.

Ai I bëri thirrje  ministrit të punëve të brendshme dhe drejtorit të byrosë për siguri publike që ta zgjidhin këtë çështje.

“Kjo që po e flas është një problem serioz, çështje për të cilën mendoj se që nesër Ministri përmes drejtorit të byrosë për siguri publike këtë çështje ta tejkalojnë nesër urgjentisht, pasiqë është shumë i lartë numri i policëve që tashmë përgatiten për pushim mjekësor, të mos them, shmangie nga puna. ” Ka reaguar Goce Dellçev, Kryetar i Sindikatit të Pavarur të Policisë.

Nga Sindikati theksojnë se këto zgjidhje sistematike të përshpejtuara, siç thonë ata, e shkatërrojnë shërbyesin policor dhe e ulin buxhetin e tyre familjar./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share