Musliu: Zgjedhjet presidenciale do të sjellin një narrativë tjetër për zgjedhjet e 8 majit

Në një diskutim të fundit në emisionin “Pressing” në Klan Maqedonia, aktivistja dhe analistja Zana Avdiu dhe analisti politik Albert Musliu ndanë mendimet e tyre rreth garës së ngushtë mes kandidatëve shqiptarë për zgjedhjet e ardhshme.

Avdiu theksoi se, ndërsa Taravari është një figurë e njohur në zgjedhje, Osmani nuk ka një histori të ngjashme votash dhe pritet të renditet i katërti.

“Sa u përket kandidatëve shqiptarë e kanë një garë të ngushtë mes tyre, ndërsa Taravarin e kemi parë dhe në zgjedhje sa merr vota, ndërsa Osmanin nuk e kemi parë në vota asnjëher. Ajo që unë e shikoj është se Osmani do të jetë i katërti”, tha Avdiu.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga ana tjetër, Musliu parashikon një ndryshim të narrativit politik pas 25 prillit, duke sugjeruar se do të ketë një preferencë të re mes votuesve. Ai shtoi se Osmani ka marrë pjesë në zgjedhje më parë, por në një zonë zgjedhore ku nuk ka pasur fitues shqiptar, duke e bërë këtë një udhërëfyes për zgjedhjet e 8 majit.

“Mendoj se prej më 24 prill do të kemi narrativ tjetër dikush do të jetë më i preferuar e dikush më pak. Lufta është bërë prej blloqeve politike mes Osmanit dhe Taravarit. Do jetë një udhërëfyes për zgjedhjet e 8 majit. Osmani ka dalë në zgjedhje por ka dalë në zonën zgjedhore tre ku nuk ka pasur fitues shqiptar”, tha Musliu. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share