Tensione në Çashkë: Drejtoria e shkollës në shënjestër të prindërve!

PROTESTA DHE BOJKOT KUNDËR PARALELES SHQIPE

Pamje të trishta vijnë nga shkolla fillore “Todor Janev” në Çashkë të Velesit…Një grup prindërish të nxënësve, siç njofton Klan M, të cilët tashmë tri javë bojkotojnë mësimin për shkak të vendimit të Ministrisë së Arsimit që të hapet paralelja shqipe në këtë shkollë, sulmuan Drejtoren, kurse policia intervenoi për të parandaluar një incident më të madh.

Nuk kishte se si të mungojë lideri i “Levicës”, Dimitar Apasiev. Ai përmes rrjeteve sociale ka mbështetur prindërit e nxënësve të Çashkës.

“Tradhtarët kanë emër dhe mbiemër” – ka shkruar Apasievi në Facebook.

Prindërit e nxënësve, gjatë takimit me Ministrin e Arsimit, Jeton Shaqiri, kishin kërkuar që nxënësit shqiptarë të mësojnë në fshatin Slivnik, rreth 11 kiolmetra larg Çashkës, por Ministri nuk e ka pranuar këtë kërkesë.

Sipas Ministrit, fëmijët shqiptarë nuk janë subjekte politike, nuk dijnë për parti politike e as për zgjedhje parlamentare, që dikush t`ua pamundësojë të drejtën kushtetuese për të mësuar në gjuhën shqipe.

Ka reaguar edhe opozita shqiptare. Nga Lidhja Evropiane për Ndryshim kanë tri kërkesa. Ministri I Arsimit të ndërmarrë masa efikase për zgjidhjen e problemit, LSDM-ja që mos të vazhdojë dyftyrësinë e saj, siç e bën me dekada. Nga njëra anë shet konceptin shoqëri të barabartë për të gjithë, kurse nga ana tjetër nxjerr deputetët e saj në protesta kundër paraleleve shqipe dhe së fundmi kërkojnë nga VMRO dhe nga kryetari i komunës, mos të nxisin qytetarët dhe prindërit për protesta dhe thirrje nacionaliste. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share