Vendimi i NATO-s/ Nga Vëzhgues parlamentar, Kosova pranohet si shtet anëtar i asociuar

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka njoftuar se Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka marrë vendimin që Kosova nga vëzhgues parlamentar të pranohet si shtet anëtar i asociuar.

Këtë vendim Maqedonci e ka quajtur si një hap i madh para për sigurinë dhe prosperitetin e Kosovës dhe rajonit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai ka shtuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Europian janë “thelbësore për çdo vend demokratik”. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, i cili është kryesues i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ka bërë të ditur se gjatë punimeve të së dielës të Komisionit të Përhershëm drejtues të kësaj asambleje, e cila mbahet në Estoni, Kosovës i është ngritur statusi në nivelin e anëtarit të asociuar.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share