Shuhet Silvio Berlusconi

ISH-KREYMINISTRI ITALIAN NDËRROI JETË NË SPITALIN SAN RAFFAELE NË MILANO

PAMJET: REUTERS/ TËITTER

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pas 3 ditësh në spital, rreth ores 09:30 të mëngjesit ndërroi jetë në moshën 86 vjecare ish kryeministri i Italisë Silvio Berkuskoni. Ai ishte diagnostikuar së fundmi me leucemi dhe pneumoni në mushkëri dhe po trajtohej në spitalin San Raffaele të Milanos.

Pak minuta pasi familjarët dhanë lajmin, dhjetra qytetarë e mbështetës të tij u mblodhën para hyrjes së spitalit.

Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë 45 ditë. Mediat shkruajnë se të parët që i shkuan në spital ishte vëllai Paolo dhe fëmijët e tij.

Në muajin prill ish lideri i Forzia Italia u shtrua në spital ku u vendos në terapi intensive. Teksa kreu analizat ai u diagnostikua me leuçemi dhe pneumoni të rëndë në mushkëri. Por mediat thonë se ai ka pasur probleme të shumta shëndetësore.

Në qershor 2016 ai kreu një operacion në zemër për shkak të bllokimit të një aorte, në prill të 2019 ai u shtrua sërish në spital pas përkeqësimit të shëndetit duke humbur prezantimin e kandidatëve të Forza Italia  në zgjedhje. Në 2020 ai rezultoi me Covid 19 që iu kthye në pneumoni dhe në janar të 2022 pati një infeksion të rëndë urinar.

I pari për ndarjen nga jeta ishte ishte ministri i transportit Matteo Salvini i cili nëpërmjet një postimi në Facebook u shpreh:  “Sot një ITALIAN I MADH na jep lamtumirën. Një nga më të mëdhenjtë ndonjëherë, në të gjitha fushat, nga të gjitha këndvështrimet.”

Gjithashtu edhe kryeministrja Giorgia Meloni nëpërmjet një video mesazhi u shpreh se: “ Italia  mësoi se nuk duhet t’i vendosen kurrë kufij. Silvio Berlusconi ishte mbi të gjitha një luftëtar, ai ishte një njeri që kurrë nuk kishte frikë të mbronte bindjet e tij dhe kishte guxim dhe vendosmëri që e bëri atë një nga njerëzit më me ndikim në historinë e Italisë”.

Mes liderëve të shumtë ishin edhe Matteo Renzi i cili u shpreh se Silvio Berlusconi bëri histori në këtë vend pavarësisht se disa e donin dhe disa të tjerë e urrenin. “Iku luftëtari i madh. Pusho në paqe miku im”,  u shpreh kryeministri hungarez Viktor Orban.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share