Ukraina: Rusia po mobilizon rreth një mijë ushtarë çdo ditë

Rusia po mobilizon rreth një mijë deri në një mijë e njëqind rekrutë në forcat e saj të armatosura çdo ditë, tha Vadym Skibitsky, nënkryetari i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës (HUR), në një intervistë me RBC-Ukraine të botuar të hënën.

Faktori kryesor që motivon burrat për t’u bashkuar me ushtrinë është paga, sipas Skibitsky. Ai tha se ndërsa niveli i pagave mund të ndryshojë, ata që luftojnë në Ukrainë fitojnë rreth 1 mijë e 700-1 mijë e 900 dollarë në muaj, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

“Të burgosurit rusë të luftës pranojnë sinqerisht se u bashkuan me ushtrinë sepse paguhen, duke përmendur hipotekat, familjet, etj. Dhe ky motiv është aktualisht kryesori për ata njerëz që shkojnë vullnetarisht për mobilizim, nënshkruajnë kontrata dhe luftojnë”, tha Skibitsky.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Skibitsky tha se ata që detyrohen të bashkohen me ushtrinë për arsye financiare janë kryesisht nga rajonet e Rusisë ku pagat janë të ulëta dhe ka nivele më të larta të papunësisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share