Shtyhet seanca gjyqësore për tragjedinë në Llaskarcë

Për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore të ekspertit Zekirija Zekiri, u shty seanca e sotme për rastin “Llaskarca”, përcjell KlanMacedonia.

Kjo është shtyrja e dytë e procesit, pasi në seancën e kaluar Këshilli Gjyqësor ka njoftuar se eksperti Zekirija Zekiri përmes anëtarëve të tjerë të ekipit që ka përgatitur superekspertizën ka njoftuar se nuk do të vijë për arsye shëndetësore.

Siç informoi prokurori publik Darko Jakimovski, gjykata menjëherë para seancës i ka njoftuar se vijon gjendja e keqe shëndetësore e ekspertit, me paralajmërim se në seancën e radhës të caktuar për 16 shkurt do të përmirësohet dhe eksperti do të vijë në gjykatë, përcjell KlanM.

Sipas prokurorit, koncepti i ekspertimit bazohet pikërisht në dëshminë e ekspertit konkret që e ka marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e konstatuara në superekspertizën makinerike.

Superekspertiza e urdhëruar nga Gjykata në dhjetor 2021 është refuzuar nga fakultetet shtetërore, me arsyetimin se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën e mëparshme, ose nuk kanë qenë kompetentë për të. Pas refuzimit të fakulteteve, lënda është dërguar në Byronë e Ekspertizës Ligjore, e cila ka aftësinë të formojë një ekip ekspertësh të licencuar që do të kryejnë një superekspertizë. Superekspertiza arriti në Gjykatën Penale në dhjetor. Më pas vijoi fillimi formal i procedurës me dëgjimin e ekspertëve që kanë përgatitur raportin e superekspertizës.

I akuzuar në rastin e aksidentit në afërsi të Llaskarcës, i ndodhur më 13 shkurt 2019, ku humbën jetën 16 persona dhe mbetën të plagosur rëndë mbi 30, është Durmish Beluli, pronari i kompanisë “Durmo Tours”, personi përgjegjës për transportin në kompania Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski të cilët akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Ndërkaq për të njëjtën vepër akuzohen tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski.

Procesi gjyqësor për aksidentin filloi në shtator të vitit 2019 dhe e drejton gjyqtarja, Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik, Darko Jakimovski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share