Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,20% % në raport me endimin e datës 30.9.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje te benzina mesatarisht 0,973%, te nafta ka rritje mesatarisht 0,154 $/ton, te vaji ekstra i lehtë ka rritje mesatarisht apo 0,501 $ dhe te mazuti ka rritje mesatarisht për 0,187 %.
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,360%.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V), rritet për 1,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) rritet për 2,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,460 den/kg.
Nga data 4.10.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 86,50 (denarë/litër)
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 89,00 (denarë/litër)
– Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 92,50 (denarë/litër)
– Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 89,50 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU – 50,228 (denarë/kilogram)
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 4.10.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar
Lexo gjithashtu
Grubi pret në takim ambasadorin e ri të Kosovës, Florian Qehaja
Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi…
06.06.22 18:30
Prerje e paligjshme e druve për ngrohje, arrestohen 4 persona
Katër persona janë ndaluar gjatë kontrollit të djeshëm për parandalimin dhe zbulimin e personave që kryejnë prerje dhe…
21.09.22 11:49
LSDM: Mickoski hesht për tenderin e dyshimtë
ORGANET KOMPETENTE TA ZBARDHIN RASTIN LSDM-ja u bën thirrje institucioneve kompetente që ta zbardhin rastin, sic thonë, të…
24.09.22 14:15