LSDM: Mickoski hesht për tenderin e dyshimtë

ORGANET KOMPETENTE TA ZBARDHIN RASTIN

LSDM-ja u bën thirrje institucioneve kompetente që ta zbardhin rastin, sic thonë, të një tenderi të dyshimtë që kap shumën e 136 milionë euro, ku pretendohet edhe implikimi I liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit.

Socialdemokratët thonë se derisa Hristijan Mickoski po hesht, opinioni kërkon përgjigje për rolin e tij në tendering e dyshimtë prej 136 milionë euro dedikuar për stacionin filtrues në Shkup.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas LSDM-së, pikërisht ky tender ka qënë arsyeja e përplasjes midis Kryebashkiakes së Shkupit, Danela Arsovka dhe Drejtorit të Ndërmarrjes Publike dhe Kanalizimit, Zlatko Perinski, të dy kuadro të VMRO-DPMNE-së.

“Pikërisht Arsovska bëri publike se Mickoski ka patur më shumë informata për detajet e tenderit, dicka që ai nuk ka guxuar ta dijë, duke implikuar veten në këtë tender. Ish-kandidati I dikurshëm I parë për Kryeministër, Mickoski, tani luan Kryebashkiakun që të implikohet në tendere, për të pasur ndikim dhe të realizojë interesa personale dhe interesat e biznes grupeve të caktuara” – deklaroi Darko Kaevski.

Socialdemokratët shprehen se kjo është edhe një dëshmi se në VMRO-DPMNE nuk ka ndryshime dhe se Mickoski, sikundër thonë, është I njëjtë sikurse mentori i tij Nikola Gruevski. Veprimet e këtilla, sipas LSDM-së, do të ndëshkohen sërish nga qytetarët. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share