Shqiptari që dhuroi 1 milion dollarë për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Kevin Sekniqi me origjinë nga Shkodra ka dhuruar një milion dollarë për të prekurit nga tërmeti katastrofik në Turqi dhe Siri.
Sekniqi, ishte shpallur nga “Forbs” si një nga 30 personat më të suksesshëm deri në moshën 30-vjeç në botën financiare dhe zhvillimin ekonomik.
“Kevin Sekniqi është bashkëthemeluesi më i ri i Ava Labs, i cili ka luajtur një rol kyç në krijimin e Avalanche, një blockchain me shpejtësi të lartë që numëron mbi tre milionë përdorues dhe në krijimin e AVAX, një kriptovalutë me vlerë tregu prej 4 miliardë dollarë”, transmetojnë mediat shqiptare.
Para se të bashkëthemelonte Ava Labs, Kevin ishte kandidat për doktoraturë në Shkenca Kompjuterike në Kornell, duke kryer kërkime në sistemet e shpërndara, kriptografinë, sigurinë dhe ekonominë.
Sekniqi më herët ka bërë kërkime dhe inxhinieri softuerike në organizata të njohura, duke përfshirë Mikrosoft dhe NASA. 
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share