Shqiptarët e Malit të Zi ”Pro” Spajiqit

MBYLLEN NEGOCIATAT TEK PRESIDENTI MILATOVIC

 

Presidenti malazez Josip Milatovic ka permbyllur konsultimet per dhenien e mandatit per krijimin e qeverise se re. Partite shqiptare qe kane tre mandate deputetesh ka dhene mbeshtetjen per Miljoko Spajic si kryeminister i ri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

Presidenti malazez Josip Milatovic ka permbyllur konsultimet per dhenien e mandatit per krijimin e qeverise se re. Partite shqiptare qe kane tre mandate deputetesh ka dhene mbeshtetjen per Miljoko Spajic si kryeminister i ri. 

 

Përfaqësuesit e minoriteteve boshnjaket dhe shqiptaret kanë marrë ne tiotal ne zgjedhjet e fundit parlamentare 10 mandate deputetesh  Përfaqësuesi i koalicionit Aleanca Shqiptare, Genci Nimanbegu, ka vlerësuar pas konsultimeve se kryeminister duhet të jetë Milojko Spajic, pasi subjekti i tij politik ka fituar më shumë vota në zgjedhjet e 11 qershorit. 

 

“Për ne në koalicionin shqiptar është e rëndësishme që qeveria e re të punojë me plane  afatgjata për zhvillimin e komunitetit shqiptar ashtu si edhe per të gjitha komunitetet e tjera në Mal të Zi. Ne kemi patur bisedime me Spajic, ku kemi kembengulur për decentralizimin e pushtetit lokal. Nëse gjejmë një gjuhë të përbashkët për këtë, atëherë do të jemi pjesëmarrës në qeverinë e re te Malit të Zi” – tha Genci Nimanbegu – Aleanca Shqiptare.

 

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka, ka deklaruar se për ta është e pranueshme që mandati per kryeminister t’i takojë kreut te Lëvizjes “Evropa tani” Miljoko Spajic.

 

”Malit të Zi i duhet një qeveri e qëndrueshme dhe konstruktive e afte për të zgjidhur problemet. E vetmja gjë në interesin tonë është që kjo qeveri t’i dëgjojë kërkesat e pakicave kombtare” – tha Mehmed Zenka – Kryetari i Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve.

 

Pavaresisht mbeshtetjes nga shqiptaret e bioshnjaket Miljoko Spajic duket se do ta kete te veshtire te krijoje koalicionin e ri qeveritar pasi partite pro serbe po kerkojne postin e kryeparlamentarit i mbetur ende vakant.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share