Shqipëri: Sot opozita proteston kundër qeverisë

Partia Demokratike proteston sot kundër Qeverisë Rama në një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” që nis në orën 12:00.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e akuzon Kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal”. Në protestë kanë deklaruar se do të jenë të pranishëm e gjithë opozita, ndërsa një ditë më parë Berisha tha se nuk janë të ftuar vetëm Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

Për protestën, Policia e Tiranës ka marrë masat për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë, duke filluar me bllokimin e disa rrugëve.

Duke filluar nga ora 06:00 nuk lejohet parkimi i automjeteve, në Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Gjithashtu, në këto rrugë do të bllokohet qarkullimi i automjeteve nga ora 10:00 deri në përfundim të tubimit. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share