Shqipëria dhe Kosova miratojnë abetaren e përbashkët

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, me propozim të Komisionit të Përbashkët Kosovë-Shqipëri kanë nënshkruar vendimin për miratimin e tekstit të vetëm të përbashkët “Abetare”.

Sipas këtij vendimi, teksti i vetëm i përbashkët “Abetare” duhet të përfshihet në katalogun e teksteve shkollore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Abetarja e përbashkët është e shtëpive botuese “Botimet Pegi” në Shqipëri dhe “Dukagjini” në Kosovë e cila është renditur e para në listën fituese të konkursit për tekstin e përbashkët “Abetare”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share