Shqipëri: KQZ i jep mandatin Ori Nebijajt dhe Petrit Dodës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar deputetët e rinj të Partisë Demokratike, të cilët do të zëvendësojnë Grida Dumën dhe Alfred Rushajn.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi miratoi sot që mandatet t’i kalojnë Ori Nebijajt dhe Petrit Dodës.

Grida Duma hoqi dorë nga mandati më 8 Nëntor. Më pas largimin e zyrtarizoi edhe Alfred Rushaj./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share