Shqipëri: Tre autorë hapin zjarr drejt Top Channel

NJE PLUMB I MORI JETEN ROJES, SEKUESTROHEN KAMERAT E GODINES

Top channel eshte sulmuar me arme ne mesnate dhe nga te shtenat mbeti I vrare roja I objektit Pal Kola. Autoret dyshohet se ishin tre ndersa makina  e tyre rezulton te jete vjedhur ne Shkoder. Nga hetimet paraprake  mendohet se  60 vjecari qe ruante godinen nuk ishte shenjtester e atentatoreve

Nje ore pas mesnate Pal Kola ndodhej tek kabina e tij duke u ngrohur nderkohe qe ishte ne sherbim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ne keto momente  perballe  objektit qe ruante  60 vjecari eshte gjendur nje automjet me tre persona te cilet hapen  zjarr ne drejtim te ambjenteve te top channel.

Ai nuk arriti t’i shpetonte bresherive te kallashnikovit te cilen kapen godinen dhe vendqendrimin e rojes.  Ne kabine kane mbetur shenjat e plumbit qe e plagosi rende 60 vjecarin duke mos i dhene mundesine te mbijetoje .

Me pas atentatoret jane larguar me Range Roverin e tyre ne te njejtin drejtim te cilen e dogjen ne Golem rreth nje ore pas krimit.

Makina me ngjyre gri i cila rezulton te jete e vjedhur ne Shkoder kishte po ashtu targa te vjedhura.

Brenda saj u gjeten dy arme. Ndersa ne vendngjarje u gjeten te pakten 25 gezhoja kallashnikovi. Sic shihet edhe nga pamjet deshmi e derdhjes se bresherive jane shenjat e plumbave ne xhamat e godines ne katin e dyte te top chanelit dhe ne kangjella.

Hetuesit kane sekuestruar kamerat  e objektit te cilat mund te kene fiksuar autoret qe sulmuan me arme.

Nje grup hetimor nen drejtimin e prokurorise po punon per zbardhjen e krimit pasi ende nuk ka nje motiv per kete ngjarje.  Ajo cfare dihet deri tani nga hetimet papraprake eshte viktima Pal Kola nuk ishte shenjester e atentatoreve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share