Shqipëri-RMV, pikë e përbashkët kontrolli në Qafë Thanë/ Rama: “Zhbën” kufirin mes shteteve

Në pikën kufitare në Qafë Thanë, ku nga sot hyn në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është i pranishëm edhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama thotë se ky program kufitar ka “zhbërë” kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Rama shton se gjithashtu ka lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara.

“Qafë Thanë – Hyn në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll”, duke “zhbërë” kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara“, shkruan kryeministri Rama.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share