Video skandali ku gazetarët e “Stop” kontrollohen pa mandat në Elbasan, Rrumbullaku urdhëron nisjen e hetimeve

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka urdhëruar që të nisin hetimet ndaj efektivëve që një ditë më parë u denoncuan në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan.

Grupi i xhirimit ishte duke xhiruar pranë Gjykatës dhe Prokurorisë në Elbasan kur atje shkuan Forcat Operacionale dhe ato ‘Shqiponja’. Në abuzim me detyrën, ata filluan një kontroll të paligjshëm fizik dhe të automjetit të emisionit “Stop”.

Në një reagim ditën e sotme, Rrumbullaku siguron që hetimit do të jetë transparent dhe i paanshëm.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “Stop”, mbi kontrollin e ushtruar nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në automjetin tip “Benz” që ishte i parkuar përpara ambienteve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, brenda të cilit ndodheshin gazetarë të emisionit investigativ “Stop”, ju informojmë se:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, sapo u njoh me rastin, ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të zhvilluar hetime të thelluara disiplinore, për veprimet që kanë kryer punonjësit e Policisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit siguron gazetarët dhe qytetarët, se hetimi do jetë transparent dhe i panashëm, pasi ligjshmëria dhe performanca e punonjësve të Policisë janë ndër prioritetet kryesore të punës së tij”, njoftoi policia.

RASTI-Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi një ditë më parë abuzimin me detyrën të Policisë së Elbasanit. Një grup xhirimi i emisionit “Stop” ishte në qytetin e Elbasanit duke investiguar për një çështje ditën e mërkurë.

Kur grupi i xhirimet qëndronte brenda makinës së parkuar para Gjykatës dhe Prokurorisë së Elbasanit, aty u turrën Forcat Operacionale dhe ato ‘Shqiponja’. Në abuzim me detyrën, efektivët filluan një kontroll të paligjshëm fizik dhe të automjetit të emisionit “Stop”.

Gazetari i emisionit Stop, i cili ishte në detyrë, Genci Angjellari, kërkoi me ngulm një dokument apo urdhër për këtë procedurë të Policisë së Shtetit. Sipas Kodit të Procedurës Penale, kontrolli është parashikuar të kryhet vetëm kur ka arsye të bazuara, se dikush fsheh prova të një vepre penale. Në këto kushte gjykata nxjerr vendim për këtë procedurë të policisë.

Por në rastin konkret, oficerët e Operacionales së Elbasanit nuk kishin asnjë mandat kontrolli, e për më tepër, njëri prej punonjësve ka kapur fizikisht nga krahu gazetarin, kur nga ana e këtij të fundit nuk ishte bërë asnjë rast kundërshtimi me forcë.

Sikur të mos mjaftonte ky kontroll abuzim dhe pa asnjë dokument gjykate, gazetari i Stop Genci Angjellari konstaton se njëri prej punonjësve të Operacionales Elbasan, pikërisht oficeri që kryente kontrollet, ishte në gjendje të dehur gjatë detyrës./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share