Shqipëri: Gjakmarrje për babain, prokuroria kërkon 8 vite burg për 17-vjeçarin që vrau bashkëfshatarin

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 8 vite burgim për 17-vjeçarin Florian Përvathi, i cili në muajin Janar të këtij viti vrau me armë bashkëfshatarin Lek Lekgjonaj.

Prokurori ka ngritur akuzat e vrasje për gjakmarrje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas organit të akuzës, Florian Përvathi e ka kryer krimin me paramendim, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babain kur Floriani ishte 4 vjeç.

Pistoletën e krimit, prokuroria dyshon se 17-vjeçari e gjeti në Shkodër 1 vit më parë.

Lek Lekgjonaj u ekzekutua me armë mesditën e 24 Janarit 2022 në fshatin Manati të Lezhës. Autori 17-vjeçar Florian Përvathi nuk u largua nga vendngjarja pas krimit. Aktualisht ai është në burgun e të miturve në Kavajë. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share