Shqipëri, arrestohet kandidati opozitar për bashkinë e himarës

NË POLICI SHOQËROHEN EDHE TRE TË TJERË NGA SHTABI I BEJLERIT

Ky është momenti që policia arreston në orën 00:15 minuta kandidatin e koalicionit bashkë fitojmë për bashkine Himarë.

Fredi Beleri ndodhet nën shoqërinë e miqve në lokalin e tij, në shëtitoren e Himarës. Sipas aktit te ndalimit të firmosur nga vete beleri dhe oficeri I policisë gjyqësore të prokurorisë së Vlorës, ai është ndaluar në flagrance,  duke premtuar e dhënë para personave të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Klan news ka mësuar gjithashtu se, prokuroria ka përgjime që shtetasi Pandeli Kokaveshi ofron në emër të Belerit 40 mijë lekë për 8 vota.

Ofrimin e parave e pranojnë edhe disa qytetarë të Himarës, të cilët u shoqëruan gjatë orëve të para të mëngjesit në policinë e Vlorës. Pasi u morën në pyetje, ata dolën nga ambientet e komisariatit rreth orës 10 të paradites së të premtes.

Mbi Fredi Belerin rendon akuza korrupsion aktiv në zgjedhje e kryer ne bashkëpunim parashikuar nga nenin 325 e 25 të kodit penal, i cili parashikon dënim me burg

Beleri së bashku me Kokaveshin pritet të dale dielë, ditën e votimeve, përpara gjykatës, ku do u komunikohet masa e sigurisë.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share