Shpyllëzimi i Amazonës ulet me një të tretën

Imazhet satelitore tregojnë se nga Janari deri në Qershor 2,649 kilometra katrorë pyje shiu u pastruan

Shpyllëzimi në Amazonën e Brazilit ra me 33.6% në gjashtë muajt e parë të mandatit të Presidentit Luiz Inácio Lula da Silva, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Imazhet satelitore tregojnë se nga Janari deri në Qershor, rreth 2,649 kilometra katrorë pyje shiu u pastruan, në kontrast me 3,988 kilometra katrorë që u shpyllëzuan në gjysmën e parë të 2022-shit nën administrimin e mëparshëm të Presidentit të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro.

Lula është zotuar t’i japë fund shpyllëzimit ose pastrimit të pyjeve deri në vitin 2030. Por ai përballet me një sfidë të madhe për të arritur këtë objektiv, pasi zona e pyjeve tropikale që ende raportohet të jetë e humbur, është më shumë se tre herë më e madhe se qyteti i Nju Jorkut. Vitet e fundit kanë parë një rritje alarmante të shpyllëzimit.

Pylli tropikal i Amazonës konsiderohet si mushkëria e planetit në luftën globale kundër ndryshimeve klimatike. Veçanërisht, muaji Qershor regjistroi një rënie rekord të shpyllëzimit prej 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Lula, i cili mori detyrën në Janar, është zotuar të ndryshojë politikat e paraardhësit të tij të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, i cili promovoi minierat në tokat indigjene në Amazonë.

Në fillim të këtij viti, Lula ndaloi ndërtimin e miniareve të tilla, ndërsa udhëheqësit indigjenë e mirëpritën masën. Da Silva i cili më parë shërbeu si president i Brazilit në vitet 2003-2010, ka kërkuar gjithashtu që vendet më të pasura të botës të paguajnë për iniciativa të ndryshme që synojnë shpëtimin e pyjeve tropikale. Që nga viti 1985, Amazona ka humbur mbi 870,000 km2 pemë, një zonë e barabartë me Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Belgjikën së bashku.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share